Në Prizren, i riu ndalohet nga Policia i armatosur me pistoletë dhe thikë
Gjatë patrullimit të natës në qytetin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka ndaluar një të ri i armatosur me pistoletë dhe thikë. Me datën 10 maj 2026, rreth orës 01:30 të mëngjesit, një patrullë e Stacionit Policor të Prizrenit ka hasur një automjet me katër persona. Gjatë kontrollit rutinë, tek i dyshuari V. B., mashkull…
Lajme
Gjatë patrullimit të natës në qytetin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka ndaluar një të ri i armatosur me pistoletë dhe thikë.
Me datën 10 maj 2026, rreth orës 01:30 të mëngjesit, një patrullë e Stacionit Policor të Prizrenit ka hasur një automjet me katër persona. Gjatë kontrollit rutinë, tek i dyshuari V. B., mashkull rreth 22 vjeç nga Peja, është gjetur një pistoletë me tetë fishekë të kalibrit të panjohur dhe një brisk me tehu rreth 9 cm, transmeton lajmi.net.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Për rastin janë njoftuar polici hetues kujdestar, njësiti i krim-teknikës dhe prokurori kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, V. B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa armët janë sekuestruar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj për sigurimin e rendit dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme./lajmi.net/