Në pritje të seancës… Abdixhiku arrin në Kuvend, por jo brenda sallës
Edhe pse kanë kaluar 10 minuta nga ora 10:00, kur ishte paraparë të niste vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në sallën e Kuvendit nuk është futur ende asnjë deputet. Megjithatë, disa deputetë të partive opozitare janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit. Nga LDK thanë se s’do të marrin pjesë…
Lajme
Edhe pse kanë kaluar 10 minuta nga ora 10:00, kur ishte paraparë të niste vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në sallën e Kuvendit nuk është futur ende asnjë deputet.
Megjithatë, disa deputetë të partive opozitare janë parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Nga LDK thanë se s’do të marrin pjesë në seancë, por ata u panë duke u futur brenda objektit të Parlamentit.
Madje aty veçse ka arritur edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pak minuta më parë në Kuvend arriti edhe kreu i VV-së, Albin Kurti./Lajmi.net/