Në Prishtinë po mbahet Bienali Ndërkombëtar i Akuarelit (Foto)
Në Prishtinë po mbahet Bienali Ndërkombëtar i Akuarelit. Pjesëmarrës në këtë Bienal janë 250 artistë nga 40 shtete të botës.

ShowBiz
Bienali është hapur më 19 korrik dhe do të vazhdojë të jetë i hapur për të gjithë adhuruesit e akuarelit deri të hënën, më 24 korrik.
Një festival i tillë është mbajtur edhe në mars të këtij viti po ashtu në Prishtinë. Organizator i këtij Bienali është kuratori i mirënjohur kosovar, Besnik Xhemaili.
Bienali Ndërkombëtar i Akuarelit po mbahet në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. /Lajmi.net/