Në Prishtinë po diskutohet për potencialet ekonomike të rajonit Qendër (Video)

Potencialet ekonomike në rajonin Qendër ishte tema e diskutimit në konferencën e organizuar nga Instituti Riinvest

Lajme

09/06/2016 12:47

Në këtë konferencë u bë prezantimi i mbi 5 sektorëve më konkurrues në rajonin ekonomik Qendër, i cili bazohet në të dhënat e mbledhura me anë të intervistave me bizneset nga pesë sektorët në rajonin Qendër.

Lumir Abdixhiku drejtor ekzekutiv në Riinvest tha se qëllimi i këtij hulumtimi është identifikimi i sektorëve strategjik dhe ekonomik për zhvillim dhe krijim të vendeve të punës. Pjesë e këtyre sektorëve bëjnë pjesë sektori i bujqësisë, sektori i ndërtimit, sektori i tekstilit, sektori i përpunimit dhe sektori i Teknologjisë Informative.

Konferenca e Riinvesti1

Alban Hashani drejtor i hulumtimeve në Riinvest ka prezantuar hulumtimin “Potencialet ekonomike në rajonin Qendër”, i cili tha se qëllimi primar është studimi për të identifikuar, zgjedhur dhe analizuar sektorët konkurrues në Rajonin Ekonomik Qendër duke përdorur një sërë kriteresh, përfshirë , intensitetin punues, potencialin për investime, nivelin e vlerës së shtuar si dhe kërkesat e tregut vendor dhe ndërkombëtar dhe presionin konkurrues.

Hashani ka vënë në prioritet sektorin e bujqësisë, i cili kërkoi nga institucionet që të krijojnë një mjedis më të favorshëm për afarizëm. Sipas tij të gjithë këta sektor mbesin inkurajues me numër të punëtorëve sezonal si në bujqësi dhe ndërtim Potencialet e komunave janë inkurajues për investime.

Komunat që bëjnë pjesë në këtë hulumtim, janë: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Lipjani, Drenasi Fushë Kosova dhe Gracanica. Në këtë konferencë të përfaqësuesit e këtyre komunave kanë prezantuar strategjitë e tyre komunale për zhvillim të këtyre pesë sektorëve./kp

YouTube player