Në Prishtinë një gruaje i grabitet çanta e krahut me para në lokalin e saj

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të grabitjes që ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, ku një person ka vjedhur një çantë të krahut një gruaje. Siç njofton PK’ja në çantë ka pasur para të gatshme. “GRABITJE – Rajoni i Prishtinës 27.04.2024 -19:15. Ankuesja…

Lajme

28/04/2024 11:24

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të grabitjes që ka ndodhur në një lokal në Prishtinë, ku një person ka vjedhur një çantë të krahut një gruaje.

Siç njofton PK’ja në çantë ka pasur para të gatshme.

“GRABITJE – Rajoni i Prishtinës 27.04.2024 -19:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin e saj  ka hyrë personi i panjohur i cili i ka marrë çantën e krahut në të cilën kishte para të gatshme. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, ka thënë PK’ja.