Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro
Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro. Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste. “Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e…
Lajme
Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.
Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste.
“Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen, duke treguar kështu një ndër prioritetet e institucionit për t’i ndihmuar jetimët dhe kategoritë në nevojë”, thuhet në njoftim.