Në prag të 28 Nëntorit, Hamza takon Ramën në Tiranë: Të bashkuar për të nderuar trashëgiminë dhe për të punuar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë. Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim është realizuar për nder të 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë. “Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim është realizuar për nder të 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë.
“Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë. Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: