Në prag të 17 shkurtit, FSK-ja priti nxënës, mësues e edukatorë
Nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. FSK ka bërë me dije se nxënësit dhe stafi i shkollave kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Ata patën mundësinë të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake të…
Lajme
Nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
FSK ka bërë me dije se nxënësit dhe stafi i shkollave kanë pasur mundësinë të njihen nga afër me detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ata patën mundësinë të shohin pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vizita është organizuar në kuadër të aktivitetit për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet sipas FSK-së është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve arsimore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të edukimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri.