Në pamundësi të shkojë në det, Enca improvizon ‘plazhin’ në ballkon
Enca Haxhia ka vendosur të marrë rreze dielli nga ballkoni, gjatë izolimit në shtëpi.

ShowBiz
Ashtu sikurse gjithë të tjerët edhe Enca Haxhia po qëndron këto ditë e mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Meqenëse temperaturat këto ditë janë të larta, këngëtarja ka vendosur që të rrezitet në ballkonin e shtëpisë.
Madje, ajo kërkon sugjerime për krem dhe vaj plazhi, pasi duket se e ka marrë ‘seriozisht’ këtë punë.
“Dikush te me dergoje krem dhe vaj plazhi (per banjodiellin qe do bej nga ballkoni) Faleminderit”, ka shkruar ajo.
Më pastaj, ajo postoi fotografi, në të cilën shfaqi çadrën, peshqirin dhe jastëkun që i kishte vendosur në ballkon, duke improvizuar ‘plazhin’.
Për ndryshe, Enca së fundi publikoi coverin me titull “Perhaps”. /Lajmi.net/