Në Ozdrim të Pejës, vdes 64 vjeçari në aksident trafiku

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot në fshatin Ozdrim të Pejës. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur rreth orës16:05, kur kanë  pranuar informacionin se  në fshatin Ozrim të Pejës, ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor në mes dy automjeteve tip ‘Audi’ dhe ‘Citroen’ me targa vendore.

Lajme

10/06/2016 00:01

Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, fillimisht aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, menjëherë të lënduarit shtetasit shqiptar Kosovar, B.E.(1988) drejtues i veturës ‘Citroen’, R.R.(1952) pasagjer në veturën ‘Citroen’ si dhe shtetasja H.R.(1956) janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net. “Rreth orës 20:30 pasagjeri i automjetit ‘Citroen’ (R.R.) si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal në Pejë”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij i dyshimti, shtetasi shqiptar i Kosovës S.P (1961) drejtuesi i automjetit ‘Audi’ është ndaluar, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve, me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit shtetit.