Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

“Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin”

17:40 | 2 Prill 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje që sonte në ora 20:00 nga shtëpitë të ndriçojnë me të kaltër për të gjithë personat me autizëm për nder të Ditës Botërore të Autizmit.

“Sot është dita botërore e Autizmit.Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë”.

“Ata munden, t’u japim hapësirë. Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin”, ka shkruar Vitia në Facebook.