Në ora 18:00 përfundon ultimatumi i Kurtit për Gërvallën dhe Sveçlën – a do shkarkohet ndonjëri prej tyre?

Sot në ora 18:00 përfundon ultimatumi që i ka dhënë kryeministri Albin Kurtit, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky ultimatum i tij u vendos dy ditë më parë kur tha se pret që përmes këtij raporti të informohet për çdo neglizhencë të mundshme që është brë nga…

Lajme

29/10/2026 11:50

Sot në ora 18:00 përfundon ultimatumi që i ka dhënë kryeministri Albin Kurtit, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky ultimatum i tij u vendos dy ditë më parë kur tha se pret që përmes këtij raporti të informohet për çdo neglizhencë të mundshme që është brë nga institucionet e sigurisë dhe të hetuesisë mbi rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj.

Ultimatumin e bëri të ditur gjatë një vizite që pati fillimisht në QKUK kur edhe është pyetur për rastin e Arlinda Zekaj ku Kurti tha se Kosova s’ka drejtësi të drejtë, por sipas tij e kemi të shtrembër.

Madje Kurti tha se duhet të ketë hetuesi për prokurorët, policët e gjyqësi për gjykatësit.

Kurse dje në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, Kurti ka paralajmëruar veprime.

“Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti. Nesër mbrëma, para orës 18:00, pres raportet dhe sigurisht se do ta ndaj me publikun”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, vendimet do të merren pas publikimit të raportit.

“Menjëherë pas informacioneve të para, z. Kryeministrja dhe Ministria e Drejtësisë, Donika Gërvalla, si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, ka thirrur mbledhjen urgjente me të gjitha institucionet relevante të sigurisë e të drejtësisë qendrore e lokale, për të marrë informacionet e sakta mbi këtë ngjarje. Ndërkaq, si kryeministër, kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilat hallka të institucioneve”, ka thënë ai.

Në vendin tonë dorëheqjet e dhëna për arsye morale mund të numërohen pasi ishin vetëm dy nga drejtuesit e institucioneve, derisa nga rasti i Arlinda Zekaj nuk pati ende asnjë.

Madje nga ky rast s’ka pasur ende as suspendime apo shkarkime. Ngjashëm janë deklaruar edhe nga Inspektorati Policor sa i përket neglizhencës policore që tanimë zyrtarët policorë dihen edhe me emra mbiemra, ngjashëm si rasti i Faruk Muçollit.

Përmes protestave të djeshme është kërkuar edhe një herë që të jepet përgjegjësi për gjithë neglizhencën në rastin e Arlindës si dhe dorëheqje të ministrave të lartcekur.

Kësisoj mbetet të shihet nëse kryeministri Kurti do e shkarkoj ndonjërin prej ministrave, apo do mbesin thjesht deklarime sa për konsum ditor./Lajmi.net/