Në ora 18:00 bëhet zyrtare rikthimi i Zidanes te Real Madrid

Është pothuajse zyrtare rikthimi i Zinedine Zidanes te Real Madrid.

Sport

11/03/2019 15:50

Mediat më të mëdha evropiane raportojnë se Zinedine Zidane po rikthehet te Real Madrid.

MARCA, AS, Mundo Deportivo, El Chiringuito TV, janë mediumet që raportojnë se Florentino Perez do të mbajë konferencë për media në orën 18:00 për ta lajmëruar zyrtarisht rikthimin e francezit në stol, përcjell lajmi.net.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Real Madridit do të bëjë të ditur edhe shkarkimin e Santiago Solarit.

Ende nuk dihet se sa sezone do të qëndrojë Zidane te skuadra spanjolle pas këtij rikthimi. /Lajmi.net/