Në ora 17:00, Qeverisë i dorëzohet raporti nga komisioni për matje të territorit
Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë sot projektligjin për demarkacionin në Kuvend.

Lajme
Në mbledhjen e ekzekutivit e cila do të mbahet nga ora 17:00, do të dorëzohet në Qeveri raporti nga komisioni për matjen e territorit të Kosovës, mëson lajmi.net nga burime në Qeveri.
Ky raport ka mbi 50 faqe material.
Komisioni i caktuar ditë më parë nga Qeveria për matje të territorit ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur territor nga procesi i Demarkacionit me Malin e Zi. /Lajmi.net/