Në ora 10:00, me vetëm një pikë të rendit të ditës, Gjykata Speciale

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku sipas njoftimit pritet që të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës; shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajme

26/06/2015 08:21

Ky propozim është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ndryshimi eventual i saj do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime eventuale gjatë luftës në Kosovë.

Kundër themelimit të Gjykatës Speciale janë shprehur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Kundër themelimit të Speciales janë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së.

Për ndryshimet në amendamentet kushtetuese, Kuvendit i duhen 81 vota të deputetëve.

Seanca fillon në orën 10:00.