Në njëvjetorin e sulmit të Banjskës, nga sot deri më 26 shtator manastiri mbyllet për vizitorë

Nesër bëhen një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë. Ndërsa Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26 shtator. Kjo mbyllje e manastirit vjen ën kohën kur agresioni në Banjskë më 24 shtator do të shënonte një vjetorin. Në njoftimin…

Lajme

23/09/2024 09:39

Nesër bëhen një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ndërsa Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.

Kjo mbyllje e manastirit vjen ën kohën kur agresioni në Banjskë më 24 shtator do të shënonte një vjetorin.

Në njoftimin e dhënë nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”,thuhet në njoftim.

Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal terrorist i drejtuar nga Milan Radojiciq vranë zyrtarin policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndryshe ditë më parë Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe kryekrimineli Radojicq.

Sipas aktakuzës thuhet se qëllimi i këtij grupi ishte aneksimi i veriut./Lajmi.net/