Në nderim të tij, rruga në Banjskë emërohet me emrin e heroit Afrim Bunjaku

Afrim Bunjaku është rreshteri i cili ra në detyrë një vit më parë në Banjskë. Ai u vra nga anëtarë të një grupi terrorist serb. Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që një rrugë në Banjskë të emërohet “Afrim Bunjaku”. Tabela me emrin e tij është vendosur në anë të rrugës…

Lajme

24/09/2024 10:00

Afrim Bunjaku është rreshteri i cili ra në detyrë një vit më parë në Banjskë.

Ai u vra nga anëtarë të një grupi terrorist serb.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që një rrugë në Banjskë të emërohet “Afrim Bunjaku”.

Tabela me emrin e tij është vendosur në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, në kthesën nga rruga kryesore, si dhe në hyrje të Banjskës.

Në nderim të veprës së tij, sot Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca, ministri Sveçla e shumë emra të tjerë të politikës në Kosovë kanë vizituar familjen e tij.