Në mungesë të kuorumit, Kuvendi ndërprenë seancën
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën në mungesë të kuorumit, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për zgjedhjet.
Lajme
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka arsyetuar mungesën e deputetëve të partisë së tij në sallën e Kuvendit, duke thënë se ata kanë shkuar në përvjetorin e Izbicës.
Ndërsa Driton Selmanaj nga Demokracia në Veprim ka thëne se kjo seancë do te duhej të vazhdonte, raporton Kosovapress.
Sipas tij, deputetet e partisë në pushtet munguan pasi që kjo situatë ju konvenon.
Selmanaj ka shtuar se për mbylljen e seancës do te duhej që nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti të merrte mendimet e grupeve parlamentare.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se deputetet e LDK-së dhe VV-së është dashtë ta nënshkruajnë mocionin e tyre për rrëzimin e kësaj qeverie.