Në moshën 31-vjeçare Jordi Alba e merr patent shoferin

Jordi Alba u pa duke vozitur një Range Rover Sports pasi më në fund kaloi testin për patent shofer në moshën 31-vjeçare.

Sport

07/07/2020 10:30

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës u kap nga kamerat kur mbërriti në terrenin e stërvitjes së Blaugranëve… një lehtësim për babain e tij që nuk do të detyrohet ta çojë më në stërvitje, përcjell lajmi.net.

Alba ka qenë cak i shumë talljeve nga bashkëlojtarë dhe kolegë për punën e patent shoferit.

Duket se më në fund spanjolli i ka besuar vetes në drejtimin e makinës. /Lajmi.net/