Në Mitrovicë vrapohet për nder të Enver Zymberit (Foto)
Më 25 korrik u bën gjashtë vite nga vdekja e policit, Enver Zymberi i cili u vra gjatë aksionit të Policisë në veriun e Mitrovicës.

Lajme
Kurse sot, në Mitrovicë po zhvillohet një turne i vrapimit për nder të tij, raporton lajmi.net
“Vrapojm shtigjeve te Enver Zymberit”, quhet gara në vrapim e cila tashmë po organizohet tradicionalisht nga komuna e Mitrovicës.
Në këtë turne po marrin pjesë atletë të kategorive të ndryshme, qytetarë e shumë të tjerë.
Enver Zymberi ishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. /Lajmi.net/