Në Mitrovicë ka nisur numërimi i votave për deputetë
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka filluar sot në ora 16:00 në Mitrovicë, përkatësisht në palestrën e sporteve “Minatori” që shërben si qendër për numërim të votave. Fillimisht po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët, të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe pastaj do të vazhdohet me numërim…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/ando.jpg)
Lajme
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka filluar sot në ora 16:00 në Mitrovicë, përkatësisht në palestrën e sporteve “Minatori” që shërben si qendër për numërim të votave.
Fillimisht po bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët, të cilët janë plotësuar në vendvotime dhe pastaj do të vazhdohet me numërim të kandidatëve për deputetë.
Gjithçka është duke shkuar në rregull dhe sipas planit, ndërsa prezentë në numërim janë komisionarë të të gjitha subjekteve politike.
Procesi i numërimit do të zhvillohet deri në ora 24:00, për të vazhduar të enjten në ora 8:00 të mëngjesit dhe nuk dihet kur do të përfundojë.