Në Mitrovicë hapet ekspozitë me fotografitë e natës së tmerrit
Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë është hapur ekspozita me fotografitë e natës së tmerrit, ku 26 vjet më parë në veri të vendit, u vranë dhjetë shqiptarë civilë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se organizatorët dhe protagonistët e këtyre krimeve…
Lajme
Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë është hapur ekspozita me fotografitë e natës së tmerrit, ku 26 vjet më parë në veri të vendit, u vranë dhjetë shqiptarë civilë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se organizatorët dhe protagonistët e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.
Për këtë, ai tha se duhet të angazhohet drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare.
“Atëherë, në vazhdën e aktiviteteve në shënim të datës 3 dhe 4 shkurt, që njihet në Mitrovicë, po besoj edhe në të gjitha trojet shqiptare si ‘Nata e Tmerrit’, ne po vazhdojmë me aktivitete që e pasqyrojnë gjithë pjesën e krimeve të llahtarshme që kanë ndodhur në Mitrovicë gjatë viteve të ’90-ta, gjatë luftës dhe pas luftës. Unë mendoj që institucionet e rendit dhe drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare duhet që sa më parë aktorët, të cilët kanë qenë organizatorë dhe protagonistë të këtyre krimeve të llahtarshme, të jenë para sistemit të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Gjithë këto fotografi që ne i pamë në këtë ekspozitë, për shkak se për herë të parë kemi aktivitete të këtij niveli: nga pllaka, ekspozita, po edhe aktivitete të tjera me qytetarë shqiptarë në veri, në shtëpitë e tyre, po edhe në fund ndezja e qirinjve”, tha ai./kp