Në Merdare e në Klinë, konfiskohen 65 kg Marihuanë

Policia konfiskoi në dy operacione të ndara, por që të dyshuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin, 65 kg drogë të llojit marihuanë. Forcat e rendit arrestuan dy persona.

Lajme

02/02/2016 16:11

 

Në aksionin e koduar ‘Letra”, policia e Kosovës konfiskoi 65 kilogramë lëndë narkotike, armë dhe para në valuta të ndryshme

Forcat e rendit arrestuan dy të dyshuar, të nacionalitetit shqiptarë, shtetas të Kosovës. Policia tha se njëri prej të dyshuarve tentoi të kalojë në pikën kufitare  Merdare në drektim të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Droga e llojit marihuanë ka qenë e vendosur në 13 paketime të ndryshme me peshë 12 kilogramë e 208 gram.

Gjithashtu u konfiskuan edhe vetura e llojit ‘Mercedes’ ngjyrë e kuqe,   një  telefon Iphone  5 , dy  telefona  “Nokia” dhe    370  euro  e  500  dinarë të  Serbisë, para të gatshme.

Policia më pas ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit të dytë në një fshat të Klinës, duke gjetur dhe konfiskuar dy thasë  me lëndë narkotike të llojit marihuanë, transmeton lajmi.net.

Kjo sasi e marihuanës ishte vendosur në një  gomë  kamioni  të mbushur  me gjithsej  25  paketime, e  mbështjellë  me qese  najloni  me  peshë  të  përgjithshme  rreth 52   kilogramë e 900 gram, pastaj  pajisje për  punë,   një peshore  digjitale  e llojit “ Grundig”,   një  arme shotgun  e  firmës  Ramington me 36  fishekë ;GA-12,      një pushkë  e firmës  STT –MOSSBERG –USA,    dhe 20  fishekë  GA-12, transmeton lajmi.net.

Me autorizim të prokurorit kompetent edhe personit të dytë i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./lajmi.net