Në mars kuptohet nëse do nis ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’

Në muajin mars do të kuptohet nëse do nis ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’.

Lajme

23/11/2018 22:59

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka ka thënë se nuk ekziston rreziku që kompania amerikane ‘Contour Global’ të largohet nga Kosova.

“Nuk ekziston rreziku jemi në një situatë më të mirë se kemi qenë 6 kompani kanë shprehë interesim për ndërtimin e termocentralit. Janë përzgjedh katër kompani të cilat janë gjigantë botëror. Kanë filluar negociatat me OPIK-un – agjenci amerikane shtetërore që bën financimin  e investimeve jashtë Amerikës, e cila është duke e konsideruar një kredi rreth 500 milionë dollarë dhe kjo do t’i ndihmonte projektit tej mase”, ka thënë Lluka në një intervistë për lajmi.net.

Ai ka theksuar se janë në diskutime me shtetet nga vijnë këto kompani dhe në mars do të kuptohet nëse çdo gjë është në rregull.

Sa i përket ndotjes së ambientit nga termocentralet, Lluka ka thënë se nuk janë termocentralet ndotësit kryesor të ajrit.

“Kosova A vazhdon të funksionojë pasi nuk alternativë tjetër, aletrantiva tjetër është importi i energjisë gjë që është e pamundur, marrëveshja është që ky termocentral të mbyllet kur fillon operimin Kosova e Re ndoshta edhe katër vite. Kosova A i ka ndërruar filtrat dhe nuk është ndotës shumë i madh, Kosova B është ndotës më i madh pasi nuk ka pas asnjëherë ndërrim filtrash, tani kemi nisur procedurat”.

Duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, Lluka është shprehur se në bazë të këtij studimi ndotja e ajrit në Prishtinë dhe rrethinë vjen si pasojë e përdorimit të thëngjillit të pakontrolluar nëpër shtëpi.

“Është një studim i Bankës Botërore për ndotësit e Prishtinës i cili e cek se ndotja e ajrit në Prishtinë vjen në 75 -78 për qind si pasojë e përdorimit të thëngjillit nëpër shtëpi për ngrohje në formë të pakontrolluar ndërsa vetëm 2 – 9 për qind vjen nga termocentralet”.

Intervista e plotë: