“Në listën e gjashtë luftërave të mëdha”, Trump nuk ka të ndalur – E përmend sërish se ndaloi luftën mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se ka ndalur një konflikt mes Kosovës e Serbisë. “Brenda tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë”. Kjo është deklarata që presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur sërish gjatë fjalimit të tij të mërkurën në Forumin Amerikan…

Lajme

06/11/2025 10:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sërish se ka ndalur një konflikt mes Kosovës e Serbisë.

“Brenda tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kjo është deklarata që presidenti amerikan Donald Trump e ka përsëritur sërish gjatë fjalimit të tij të mërkurën në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, një pretendim të cilin ai e ka theksuar edhe herë të tjera në paraqitjet publike.

“Brenda tetë muajsh i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, që kishin vazhduar për një kohë të gjatë… Pakistanit dhe Indisë…, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azrebejxhanit, Kamboxhias dhe Tajlandës”, deklaroi Trump gjatë fjalimit të tij.

Tutje ai u shpreh se SHBA po luan rol kyç në arritjen e paqes ndërkombëtare, derisa deklaratat e fundit të presidentit Trump kanë ngjallur shumë reagime, por edhe paqartësi. Ajo që mungon janë detajet konkrete – përfshirë kohën kur, sipas tij, mund të kishte ndodhur një përshkallëzim i situatës mes Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/