Në lidhje me Flori Mumajesin? Kejsi Tola sqaron gjithçka
Është folur shumë se dyshja janë në lidhje dashurie.

ShowBiz
Që nga publikimi i këngës ‘Më ke mua’ e kënduar nga Kejsi me kompozitor Florin, dyshja nuk kanë mundur të ju ikin thashethemeve për një lidhje dashurie.
Sot këngëtarja e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, i dha fund dilemës për një romancë të mundshme me Florin.
Kejsi thotë lajme të pavërteta do ketë gjithmonë dhe tani është mësuar të jetoj me këto ‘fake news’.
“Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të showbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht.
Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”, tha këngëtarja.