Në Leposaviq mbyllet ndërmarrja ilegale “Serbia Shuma”

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Serbia Shuma”, në Leposaviq. Rasti për lajmi.net, u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani, tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre. Ai theksoi se tani kjo…

Lajme

06/05/2025 16:06

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Serbia Shuma”, në Leposaviq.

Rasti për lajmi.net, u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani, tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre.

Ai theksoi se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.

Po ashtu ai tha se në këtë rast policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk dha detaje më shumë lidhur me rastin.

“Çdo gjë ka kalu mirë gjatë aksionit”, deklaroi Elshani.

Ndërkaq këto hapësira janë rikthyer nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës. /Lajmi.net/