“Në LDK ka përçarje, por i mbajtën të heshtura për shkak të votave” – Daka thotë se Osmani e Abdixhiku “u zhdukën” pas ditës së zgjedhjeve
Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka deklaruar se brenda LDK-së ekzistojnë përçarje dhe zëra të ndryshëm, të cilët sipas saj kanë qenë të heshtur për shkak të dinamikave elektorale. Daka tha se qysh në momentin që Osmani i është bashkuar LDK-së ka pas përçarje, po janë mbuluar deri në përfundimin e zgjedhjeve, raporton lajmi.net “Është…
Lajme
Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka deklaruar se brenda LDK-së ekzistojnë përçarje dhe zëra të ndryshëm, të cilët sipas saj kanë qenë të heshtur për shkak të dinamikave elektorale.
Daka tha se qysh në momentin që Osmani i është bashkuar LDK-së ka pas përçarje, po janë mbuluar deri në përfundimin e zgjedhjeve, raporton lajmi.net
“Është një përshtypje e cila nuk po lihet me dalë në sipërfaqe sigurisht nga vetë LDK-ja. E shohim që kryetari aktual i LDK-së është ‘zhdukur’ – për publikun është zhdukur bashkë me Osmanin dhe shihet se ka përçarje dhe zëra të tjerë që në momentin që është bashkangjitur Osmani në LDK, këto zëra i kanë mbajtur të heshtura për shkak të votave dhe elektoratit që para nuk i erdhën”, tha Daka./Lajmi.net/