Në LDK duhet të ndodhë Katarsisi

Secila parti politike në Kosovë, është mirë që të nisë pastrimin e oborrin e saj. Meqë Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e vjetër në Kosovë dhe themeltarja e demokracisë në botën shqiptare, atëherë i takon asaj që të jetë nismëtare e pastrimimit, më saktë katarsisit që herët a vonë do të ndodhë.

Opinion

26/12/2015 19:01

Lidhja Demokratike e Kosovës as ka problem me opozitën, as me rivalen e përjetshme të saj me të cilën është në koalicion. LDK ka probleme serioze me vetveten. Brenda LDK-së duhet të ndodhë Katarsisi. Anëtarësia e LDK-së nuk duhet të kënaqet duke shprehur pakënaqësi ndaj shefit të partisë së tyre nëpër kafene e mejhane. Duhet të marrë guxim dhe të pastrojë oborrin e saj.

  1. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para Qeverisë dhe të kërkojë dorëheqjet e parevokueshme të disa këshilltarëve të Kabinetit të kryeministrit Mustafa, të cilët janë djemë dhe vajza të miqve të tij; Edon Miftari, Sokol Havolli, Burbuqe Thaçi, Drilon Zogaj e të tjerë;
  2. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para selisë së TRUST-it dhe të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të Ymer Havollit, anëtar i Bordit të këtij institucioni. Ai është mik i ngushtë i Kryeministrit, bashkëpunëtor në Institutin RIINVEST dhe në Fakultetin Ekonomik të UP-së;
  3. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të Drita Konxhelit, anëtare e Bordit në KOSTT. Është asistente e kryetarit të LDK-së në Fakultetin Ekonomik dhe asnjëherë nuk ka dhënë kontributin më të vogël për partinë nga e cila është emëruar;
  4. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para selisë së AKP-së dhe të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të Petrit Gashit, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Gashi shquhet si kundërshtar i madh i LDK-së dhe pa njohuri të mjaftueshme për të drejtuar Agjencionin me rëndësi strategjike për Kosovën dhe të ardhmen e saj;
  5. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të nënës së ministrit për Punë e Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi e cila është emëruar anëtare e Bordit të SHCQKUK-së;
  6. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të Izedin Bytyçit, sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, i cili është djalë i motrës së deputetit të LDK-së, Muhamet Mustafa;
  7. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para selisë së Ndërmarrjes Hidroekonomike të Ibër-Lepencit dhe të kërkojë dorëheqjen e kryesuesit të Bordit të saj Fatos Sahiti, i cili është vëllai i gruas së ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku;
  8. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e Imer Hamitit, i cili po ashtu është anëtar i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, familjar i kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa;
  9. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e Albiona Malokut, e cila po ashtu është zgjedhur anëtare e Bordit në Ndërmarrjen Hidroekonomike Ibër-Lepenc. Ajo është motra e Vlora Dumoshit, shefe e stafit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës;
  10. Anëtarësia e LDK-së duhet të shkojë para selisë së Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të nuses së djalit të Agim Veliut, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
  11. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e kunatës së kryetarit të Degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola i cili ka ndikuar që kunata e tij të emërohet anëtare e Bordit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” në Gjakovë;
  12. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e shumicës së këshilltarëve politikë, të cilët as janë në struktura të LDK-se as e përlrahin LDK-në, por punojnë hapur kundër saj;
  13. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e të gjithë ish-drejtorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët janë akomoduar në pozitat e këshilltarëve politikë në Kryeministri dhe në të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës. Që të gjithëve mbi supe u rëndojnë afera të rënda korruptive dhe shumë nga ata nuk janë anëtarë të LDK-së. Që të gjithë janë fajtorë për qeverisje të keqe në Komunën e Prishtinës, prandaj i kanë humbur zgjedhjet në kryeqytetin e Kosovës;
  14. Anëtarësia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjet e shumë familjarëve të deputetëve dhe udhëheqjes së kësaj partie, që i kanë dërguar në ambasada të Republikës së Kosovës. Shquhen kryesisht për injorancë dhe imazh të keq;
  15. Anëtërsia e LDK-së duhet të kërkojë dorëheqjen e parevokueshme të shumë anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, të cilët më shumë se për përgatitje profesionale janë sekserë të ministrave të LDK-së.

Secila parti politike në Kosovë, është mirë që të nisë pastrimin e oborrin e saj. Meqë Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e vjetër në Kosovë dhe themeltarja e demokracisë në botën shqiptare, atëherë i takon asaj që të jetë nismëtare e pastrimimit, më saktë katarsisit që herët a vonë do të ndodhë.