Në Kuvendin e Kosovës nesër diskutohet për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut

Në Kuvendin e Kosovës nesër pritet të diskutohet në lidhje me buxhetin për tri komuna. Bëhet fjalë për buxhetin e komunës së Prishtinës, Gjilanit dhe  Zubin Potokut. Njoftimin për këtë çështje e bëri Kuvendi i Kosovës, ku thuhet se diskutimit nis në ora 14:00, transmeton lajmi.net. Rendi i ditës: 1. Konsultim për funksionalizimin e trupave…

Lajme

29/10/2025 10:23

Në Kuvendin e Kosovës nesër pritet të diskutohet në lidhje me buxhetin për tri komuna.

Bëhet fjalë për buxhetin e komunës së Prishtinës, Gjilanit dhe  Zubin Potokut.

Njoftimin për këtë çështje e bëri Kuvendi i Kosovës, ku thuhet se diskutimit nis në ora 14:00, transmeton lajmi.net.

Rendi i ditës:

1. Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit,

2. Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,

3. Të ndryshme.”/Lajmi.net/