Në Kuvend sot ishin vetëm 119 deputetë- Dimal Basha i Vetëvendosjes nuk mori pjesë fare

Seanca konstituive e kuvendit e thirrur në ora 10:00, filloi me një orë vonesë e cila u udhëhoq nga deputeti më i vjetër Avni Dehari dhe deputetja më e re Sala Jashari. Në rend dite ishte është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja…

Lajme

15/04/2025 12:34

Seanca konstituive e kuvendit e thirrur në ora 10:00, filloi me një orë vonesë e cila u udhëhoq nga deputeti më i vjetër Avni Dehari dhe deputetja më e re Sala Jashari.

Në rend dite ishte është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Anipse dështoi të kaloj komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve i cili u kundërshtua nga PDK, LDK dhe AAK.

Si shkak i kësaj  kuvendi shkoi dy herë në pauzë. Edhe pse ky komision u aprovua nga 119 deputetë njëri prej tyre mungonte.

Kuvendi i Kosovës i cili përbëhet nga 120 deputetë doli të ketë “mangu”, njërin nga deputetët e zgjedhur Dimal Basha.

Basha i cili vie nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk është parë të jetë sot prezent në sallën konstituive, ndryshe ende nuk dihet arsyeja e mos prezencës së tij.

Ndryshe pak më parë edhe është ndërprerë kjo seancë pasi në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.

Kjo është bërë e ditur nga drejtuesi i seancës së sotme, deputeti Avni Dehari.

“Detyrohemi të ndërprejmë seancën dhe përmes një letre të njoftohemi më pas nga Presidentja se si do të veprohet më tutje”, tha Dehari. /Lajmi.net/