“Në Kosovë nuk pati konflikt pas qershorit 1999” – Avokatët e krerëve të UÇK-së kërkuan rrëzimin e akuzave ndaj tyre

Sot, në Hagë është mbajtur seancë pas kërkesës së avokatëve të krerëve të UÇK-së për rrëzimin e akuzave të ndërlidhura me konfliktin. Siç kanë deklaruar këta avokatë, në Kosovë nuk ka pas luftë para majit 1998 dhe pas qershorit 1999. “Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin…

Lajme

16/07/2025 10:22

Sot, në Hagë është mbajtur seancë pas kërkesës së avokatëve të krerëve të UÇK-së për rrëzimin e akuzave të ndërlidhura me konfliktin.

Siç kanë deklaruar këta avokatë, në Kosovë nuk ka pas luftë para majit 1998 dhe pas qershorit 1999.

“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.

Ai ka thënë se mbrojtja ka bërë parashtrime të gjata lidhur me atë që mendon se është autoritet i trupit gjykues, që të rrëzoj përveç pikave edhe elemente të pikave të aktakuzës dhe mbështetet në interpretime të gjyqtarëve të procedurës paraprake.

Sipas Smith, mbrojtja ka parashtruar se trupi gjykues do të kishte autoritetin që të rrëzojë krimet e luftës që thuhet se janë kryer jashtë periudhës që pretendohet të ketë pasur konflikt ndërsa ka thënë se Prokuroria kundërshton pretendimet e mbrojtjes, dhe thotë se duhet të bëhet vlerësim pikë pas pike

“Trupi gjykues vëren se as ligji dhe as rregullorja nuk përmendin pikat, por akuzat, megjithëse Prokuroria ka përmendur pikat. Rregulli 130 lejon mbrojtjes të kërkojë që trupi gjykues të rrëzojë çdo, disa, ose disa pika të aktakuzës. Sa i takon thelbit të kundërshtimit, trupi gjykues vëren se incidentet dhe akuzat në kohën e caktuar, nuk janë akuza, ato janë fakte materiale që kanë të bëjnë me akuza. Ajo që kundërshton mbrojtja nuk është akuzë, por pjesë e akuzës në formën e materialeve, fakteve. Mbrojtja parashtron se ka autoritet lidhur me interpretimin dhe pikat ku sipas mbrojtjes, akuzat të para në raport me të gjitha pikat janë rrëzuar nga trupet gjykuese, megjithatë dëshiroj të theksoj se ato janë vendime në versionin e vjetër”, tha ai.