“Në Kosovë janë mbi 100 mijë persona të komunitetit LGBTI”

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

03/07/2022 19:02

Arbër Nuhiu nga CSDG thotë se në Kosovë numri i personave LGBTI është rreth 100 mijë persona.

Më tutje, Nuhiu shprehet se fakti që ky komunitet ende paragjykohet dhe nuk pranohet si i tillë tregon se institucionet nuk kanë arritur ta bëjnë punën e tyre.

“Përndryshe në Kosovë për shkak të nivelit të lartë homofobisë edhe paragjykimeve që i kanë njerëzit, ky komunitet jeton shumë i fshehur, faktikisht shumë pak njerëz ka që janë të njohur publikisht në krahasim me sa mujnë me qenë në bazë të gjitha statistikave, por edhe studimeve që janë bërë edhe të na duhet me u sill diku numri rreth 100 mijë persona LGBT në Kosovë i përafërt, por jo domosdoshmërisht që është i saktë se nuk kemi shkuar me i numërua. Problemet më të mëdha ky komunitet i ka kryesisht me njohjen e ekzistencës se komunitetit. Pra njerëzit akoma vazhdojnë me mohu ekzistencën e këtij komunitetit edhe ky është problemi kryesor sepse në momentin kur nuk njihet ajo ekzistencë i bie që institucionet që janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve edhe garantimin e dinjitetit dhe të drejtave të secilit qytetar nuk janë efektive pikërisht pse një pjesë e madhe e njerëzve që punojnë brenda institucioneve dëshirojnë ta mohojnë ekzistimin e këtij komuniteti. Përveç tjerave normalisht që ka shumë paragjykime është tepër i stigmatizuan si komunitet edhe normalisht këta njerëz në baza ditore ballafaqohen me probleme në momentin kur dikush e kupton orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor. Kjo besoj vjen për shkak mosnjohurive. Problemin më të madh e shoh që është nëpër shkolla tona sepse nuk mësohet pothuajse asgjë për këto çështje dhe normalisht paragjykimet të cilat ekzistojnë ato vetëm fuqizohen më shumë përderisa nuk ballafaqohen me një të vërtetë tjetër. Një histori tjetër, por që është e vërtetë me i ballafaqua me paragjykimet. Nuk është e lehtë, por megjithatë mendoj që secili vend ka kaluar nëpër këto periudha edhe Kosova ka me kalu dhe është duke e kaluar. Besoj që është në ato fazat e fundit të kësaj periudhe, ku pastaj më vonë do të jetë një situatë me normale sikur ne Evropën.”


Nuhiu gjithashtu është shprehur se strehimoret në Kosovë nuk pranojnë persona të komunitetit LGBTI.

“Strehimet në Kosovë janë dedikuar për gratë të cilat janë viktimë e dhunës në familje. Fatkeqësisht në qoftë se një djalë gej është i larguar prej familjes, ka pësuar dhunë ai person nuk pranohet në strehimore ekzistuese publike të shtetit. Faktikisht nuk janë shtetërore ato janë kombinim i organizatës joqeveritare, donatori dhe institucionet tona që financiarisht pak a shumë e përkrahin. Ka probleme sikur të ishte një lezbike atëherë më siguri shumë me lehtë do të ishte me u strehua në strehimoret, por problemi me i madh është të trans-gratë të cilat nuk pranohen strehimore. Prandaj në këtë rast “Celi” organizata tjetër e ka një strehimore provizore të cilën mandej i strehojnë përkohësisht. Zakonisht periudha e strehimit është tre muaj, mundet me u shtu edhe tre muaj dhe gjashtë muaj. Por nuk është ajo që ka me jetua ton kohen aty.”, tha Nuhiu.

Personat e këtij komuniteti, vazhdojnë të përballet me sfida dhe stigmë edhe gjatë jetës së tyre të përditshme, për çka e bën edhe më të vështirë jetën e tyre. /Lajmi.net/