Në Kongresin dhe Senatin Amerikan pritet miratimi i një projektligji që kërkon të mos mbështetet shkëmbimi i territoreve në Ballkan
Në Kongresin dhe Senatin amerikan po pritet që të miratohet projektligji me titullin “.Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor”. Në këtë projektligj theksohet angazhimi i Shteteve të Bashkuara që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë…
Lajme
Në Kongresin dhe Senatin amerikan po pritet që të miratohet projektligji me titullin “.Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë projektligj theksohet angazhimi i Shteteve të Bashkuara që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas.
Ky parashikim është pjesë e Seksionit 11 të projektligjit, që merret me raportet midis Kosovës dhe Serbisë.
Aty theksohet se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e arritur më 27 shkurt 2023 me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet shpejt. Ligji promovon gjithashtu biseda bilaterale, iniciativa konkrete për rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe mbështetje nga SHBA-ja për një marrëveshje përfundimtare.
“SHBA-ja nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, shkëputjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon”, thuhet në projektligj.