Në këto raste duhet gjithmonë t’ia shprehni dashurinë partnerit/partneres suaj

Një nga gjërat më të mira kur jeni të martuar apo edhe në lidhje është se kurdo që ndjeheni të pafuqishëm apo edhe ka ndodhur diçka jo e këndshme, ju e keni pranë dikë ku mund të mbështeteni.

Lifestyle

02/12/2019 15:25

Kur partneri/partnerja juaj është i/e stresuar aty është koha kur duhet të i ofroni mbështetje, e jo te prini që ata të vinë dhe të flasin me ju.

Më poshtë do gjeni disa situata ku ju duhet të tregoheni ekstra të dashur me ta, raporton “The Good Men Project”, transmeton lajmi.net.

  1. Kur kanë një ditë të rëndësishme në punë

Edhe pse mund të mos duken të stresuar, dita e tij apo saj në punë është vazhdimisht në mendje. Edhe nëse thonë që nuk janë apo nuk kanë nevojë të flasin, ju duhet të merrni inciativën të flsini me ta dhe t’i dhuroni dashuri dhe mbështetje.

  1. Kur kanë kaluar një ditë të keqe

Kanë pasur një ditë të keqe në punë dhe nuk mund t’i kontrollojnë ndjenjat. Nëse shihni që partneri/partnerja është në disponim të keq edhe për një arsye të thjeshtë, prapë se prapë kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

  1. Kur kanë probleme familjare

Ju nuk e zgjidhni familjen, thotë një thënie e vjetër dhe nuk mund t’i injoroni problemet lidhur me familje. Edhe nëse nuk ia njihni familjen apo nuk dini se çfarë probleme kanë, është mirë të i ofroni mbështetje dhe dashuri. /Lajmi.net/