Në këto komuna kutitë u mbushën me vota më shumë se sa ishte paraparë

Mbledhja e KQZ-së me të dhëna nga Qendra e Numrëimit të votave.

Lajme

17/06/2017 11:34

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të votave, ka thënë se ka përfunduar rinumërimi i 30 kutive të votimit.

Sipas tij, rezultatet e këtyre vendvotimeve do të procedohen në sistem dhe do të publikohen në faqen e KQZ, raporton lajmi.net.

Ahmetaj ka thënë, se në tri komuna Prizren, Vushtrri e Viti ka pasur numër më të madh të fletëvotimeve në kuti më shumë se që ka qenë e paraparë.

Do të ketë edhe rinumërim në disa qendrave të tjera, është deklaruar Ahmetaj nga QNR.

Më pas, tha se nga fillimi i javës së ardhshme pritet të nisë numërimi i votave më kusht dhe atyre nga diaspora. /Lajmi.net/