‘Në kërkim të Venerës’ nga Norika Sefa shfaq premierën në festivalin e madh të Roterdamit

Një tjetër film shqiptar ka shfaqur premierën në një festival prestigjioz.

ShowBiz

05/02/2021 17:16

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se filmi debutues i Norika Sefës, “Në kërkim të Venerës” ka shfaqur premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Roterdamit, shkruan lajmki.net.

Filmi “Në kërkim të Venerës” është filmi i parë kosovar që bëhet pjesë e Festivalit të Roterdamit, ndërsa është vlerësuar lartë nga kritikët.

Filmi i Norika Sefës portretizon karakterin e Venerës, një vajzë moderene që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik.

Në përshkrimin e filmit, festivali i Roterdamit ndër të tjera shkruan “Por si mund t’i bëjë Venera zgjedhjet e saj në një situate të tillë? Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese, i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime”.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i mbështetur gjithashtu nga Komuna e Prishtinës dhe ajo e Kaçanikut.

Kastin e aktorëve e përbëjnë:  Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj, etj. /Lajmi.net/