Në kërkim të Ligës së Kampionëve, Milani përballet me Juventusin

Milani ka për detyrë që ta mposhtë Juventusin sonte në ‘Allianz Stadium’ në mënyrë që t’i jap një përfundim dinjitoz këtij kampionati. “Rossonerët” janë në luftë për të përfunduar në top katërshen e Serisë-A që siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net. Nga ana tjetër, Juventusi që së fundi u…

Sport

28/05/2023 12:29

Milani ka për detyrë që ta mposhtë Juventusin sonte në ‘Allianz Stadium’ në mënyrë që t’i jap një përfundim dinjitoz këtij kampionati.

“Rossonerët” janë në luftë për të përfunduar në top katërshen e Serisë-A që siguron plasmanin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Juventusi që së fundi u dënua me heqje të 10 pikëve për shkak të keqpërdorimeve financiare, momentalisht ka 59 pikë dhe po lufton për pozitat pesë dhe gjashtë që dërgojnë në Konferencë Ligë sezonin e ardhshëm.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Milik.

Milan: Maignan; Calabria, Thiaë, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Giroud./Lajmi.net/