Në Izrael e Palestinë po ndodhë terrorizëm, thotë Papa

Konflikti në Izrael dhe Palestinë ka shkuar përtej luftës dhe është terrorizëm, tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan të mërkurën. “Këtë mëngjes prita dy delegacione, një i izraelitëve me të afërm që janë peng në Gaza dhe një tjetër i palestinezëve me të afërm që janë të burgosur në Izrael”, tha Papa.…

Bota

22/11/2023 18:35

Konflikti në Izrael dhe Palestinë ka shkuar përtej luftës dhe është terrorizëm, tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan të mërkurën.

“Këtë mëngjes prita dy delegacione, një i izraelitëve me të afërm që janë peng në Gaza dhe një tjetër i palestinezëve me të afërm që janë të burgosur në Izrael”, tha Papa.

“Ata vuajnë aq shumë, kam dëgjuar se si vuajnë të dyja palët”, vazhdoi ai.

“Luftërat e bëjnë këtë, por këtu kemi shkuar përtej luftës: kjo nuk është luftë, është terrorizëm”, tha Françesku.

“Lutuni fort për paqen”, këmbënguli ai. “Ne lutemi për popullin palestinez, lutemi për popullin izraelit, që të vijë paqja”, përfundoi Papa. /ANSA