Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Në Itali nisin planet për plazhin duke u mbrojtur nga koronavirusi

12:51 | 15 Prill 2020

“Faza 2” pas hapjes së lëvizjes ende nuk ka filluar, por shumë tashmë po pyesin nëse mund të shkojnë apo jo në plazh këtë verë. Të gjithë janë të frikësuar nga grumbullimet dhe kontaktet në plazhe, por në Itali kanë menduar që tani për këtë. Claudio Ferrari, pronar i “Nuova Neon Group 2” afër Modenas thotë se që prej një jave po përpiqen imagjinojnë kthimin në plazh.

“Ideja e këtyre kutive që rrethojnë çafrat lindi me qëllimin e dyfishtë të mbrojtjes, por edhe të rifillimit të aktiviteteve. Me pak fjalë, duke garantuar siguri por duke filluar që të qarkullojnë përsëri njerëz. Për mendimin tonë mund të funksionojë” – thotë Ferrari që ka dhënë edhe disa zgjidhje për problemin e ndarjes së plazheve.

“Ne mund të realizojmë çdo madhësi dhe formë. Ne kemi marrë tashmë disa kërkesa nga dy beachers dhe restorante” – thotë Ferrari.