Në hotelet e Kosovës për tre muaj qëndruan 65 mijë e 265 vizitorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti.

Lajme

05/06/2019 14:29

Në tremujorin e parë të vitit 2019 pjesë e anketës ishin 218 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas ASK-së, në tre mujorin e parë 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65 mijë e  265, prej tyre 41.85 për qind janë vendorë dhe 58.15 për qind janë të huaj, ndërsa numri i net qëndrimeve ishte 104 mijë e 907, prej tyre 39.70 për qind nga vendorët dhe 60.30 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 28 mijë e  876 vizitorë me 48 mijë e 561 net qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj. /Lajmi.net/