Në Hagë përmendet “incidenti” në një qendër ndalimi të UÇK-së- Duncan thotë se nuk i kujtohet

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Stewart Duncan, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Derisa po i parashtroheshin pyetje nga prokuroria, Duncan u pyet nëse “COMFOR” ishte përgjegjës nëse s’do të kishte respektim të…

23/09/2025 12:04

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Stewart Duncan, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Derisa po i parashtroheshin pyetje nga prokuroria, Duncan u pyet nëse “COMFOR” ishte përgjegjës nëse s’do të kishte respektim të marrëveshjes.

“Gjenerali Jackson ka thënë në dëshminë e vet që ka pasur biseda të gjëra dhe pasur probleme me Hashim Thaçin dhe me komandantë zonash përsa i përket qendrave të ndalimit. A jeni në dijeni ju për këtë?”, pyeti prokurori, dëshmitarin.

“Jo, nuk di gjë lidhur me këtë”, u përgjigj Duncan.

Duncan u pyet edhe për gjeneralin Jackson dhe informacionet që kishte asokohe.

“Ai nuk e dinte se si bëhej dhe si duhet vepruar. Kur shkova në ambientin ku qëndronte ai me datë 13, ishim në mes të problemit. Pra kishim probleme në Prishtinë. Ai kishte parë apo i kisha treguar projekt-marrëveshjen por ai po përpiqej asokohe që të dislokonte forcat, të komunikonte me gjeneralin Jackson se çka do bënte me problemin e rusëve dhe unë i thash se a e ke lexuar marrëveshjen që të kam çuar. Pra imagjinoni në çfarë situate ishte ai. Më pas i thamë se në çfarë faze kishim arritur. Pastaj i kërkuam që të fliste dhe i dhamë projekt marrëveshjen që duhej nënshkruar. Ai ka qenë i përfshirë në situata komplekse e të ndërlikuara, pra s’kishte parasysh çfarë bëhej në bjeshkë në këtë situatë dhe se kishte kuptuar pasi ishte i fokusuar diku tjetër. Vetëm pas shumë vitesh teksa po pinim një gotë viski më tha se kam kuptuar punën që po bënit ju, por unë se kisha  panoramën e qartë se si funksionin gjërat dhe ishte krejt e kuptueshme për shkak të  situatës”,deklaroi Duncan.

“Në orën 07:25 më 18 korrik 1999 e diel, duket sikur të ketë qenë një qendër ndalimi e UÇK-së dhe në të njëjtën, kanë hyrë trupat e KFOR-it. KFOR vizitoi atë dhe thuhet se ka arrestuar 7 individë me uniformë dhe që kishin karta identifikimi të UÇK-së. A dini gjë për këtë incident”, ishte pyetja tjetër që prokurori ia bëri Duncanit.

“Nuk më kujtohet ky incident konkretisht por marrëveshja synonte të ofronte një mekanizëm që ne, t’i bënim përgjegjës ata që kryenin veprime të tilla. Pra çështja ishte se kush e urdhëronte këtë lloj sjellje, e në rastin në fjalë nuk sugjerohej që Ceku e kishte urdhëruar këtë. Kështu që është një letër normale në ndonjë rast të tillë”.

“Mendoj se aty tregohen se cilat kanë qenë disa prej incidenteve. Aty kam parë disa si pjesë e mbledhjes së informacionit”.

-A e pranoni ju se këto ishin çështje të gjeneralit Jackson, u pyet Duncan.

“Po unë kisha tjera shqetësime e përgjegjësia për këtë ishte e gjeneralit Jackson”, shtoi ai./Lajmi.net/