Në Hagë përmendet “incidenti” në një qendër ndalimi të UÇK-së, Duncan: Nuk më kujtohet

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, është pyetur në lidhje me një incident në një “qendër ndalimi” të UÇK-së, më 18 korrik të vitit 1999 rreth orës 07:25. “Gjenerali Jackson ka dhënë në dëshminë e vet që ka pasur biseda të gjëra dhe pasur probleme me Hashim Thaçin…

Lajme

23/09/2025 12:01

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, është pyetur në lidhje me një incident në një “qendër ndalimi” të UÇK-së, më 18 korrik të vitit 1999 rreth orës 07:25.

“Gjenerali Jackson ka dhënë në dëshminë e vet që ka pasur biseda të gjëra dhe pasur probleme me Hashim Thaçin dhe me komandantë zonash përsa i përket qendrave të ndalimit. A jeni në dijeni ju për këtë?”, pyeti prokurori, dëshmitarin.

“Jo, nuk di gjë lidhur me këtë”, u përgjigj Duncan.

“Në orën 07:25 më 18 korrik 1999 e diel, duket sikur të ketë qenë një qendër ndalimi e UÇK-së dhe në të njëjtën, kanë hyrë trupat e KFOR-it. KFOR vizitoi atë dhe thuhet se ka arrestuar 7 individë me uniformë dhe që kishin karta identifikimi të UÇK-së. A dini gjë për këtë incident”, ishte pyetja tjetër që prokurori ia bëri Duncanit.

Dëshmitarit ky “incident” nuk i kujtohej.

“Nuk mendoj që më kujtohet ky incident, megjithatë ky ishte qëllimi kryesor i marrëveshjes, marrëveshja synonte të ofronte një mekanizëm ku ata që kryenin veprime të tilla t’i bënim përgjegjës”, tha ai,