Në gjysmën e parë të këtij viti ekonomia u rritë prej 4.3 përqind

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se rritja e aktivitetit ekonomik në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 është mbështetur nga rritja e investimeve si dhe rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

Lajme

15/12/2017 09:35

 

“Ekonomia e Kosovës është karakterizuar me një rritje të BPV-së reale prej 4.3 përqind në gjysmën e parë të vitit 2017, ndërkohë që ky trend i rritjes pritet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të vitit. Si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shkalla e inflacionit deri në shtator ka arritur një normë mesatare prej 1.7 %”, thuhet në raportin e BQK-së,  raporton RTKlive.

Sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 3.8 përqind përkatësisht 7.2 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi bilanc primar buxhetor prej 60.8 milionë euro deri në shtator 2017, krahasuar me bilancin prej 95.1 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2016.