Inagurohet Hidrocentrali mbi 4 megavat në Shalë të Bajgores
Në Fshatin Selac të Shalë së Bajgores është bërë inauguruar Hidrocentrali “Albaniku III”, i cili ofron 4.3 megavat me një shtrirje të rrjetit prej 8.3 kilometra.

Lajme
Në inagurmin e këtij Hidrocentrali u tha se ky projekt do të ketë një rëndësi të veçantë i cili u vlerësua si një gjigantë ekonomik.
Kryeinvestitori i ndërmarrjes, Gani Nuhiu, në inagurimin e hidrocentralit Albaniku III, tha se ndihet i nderuar të prezantojë projektin e tij.
“Kam nderin të prezantoj një punë që është bërë me shumë mund dhe me shumë sakrificë”. Ju pat që ne kemi hap 18 km rrugë, edhe këto ishin me shumë mundime, por gjithë kjo u bë me punën e gjithë punëtorëve”, ka thënë ai.
Ai shtoi se ky hidrocentral u financua edhe nga diaspora.
“Ky projekt me 4.3 megavat nuk është shumë por nuk është edhe pak, kur dimë që Kosova ka nevojë për këto investime. “Albaniku III” është instaluar dhe kemi shtirë rrjetin 8.3 km dhe lidhemi me gjigantin tonë kur dikur mburremi me të, me Trepçën tonë”, tha Nuhiu.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në këtë inagurim tha se energjia alternative që e kanë bërë këta investitorë do të ngrit produktin vendor dhe se ky është një gjigantë ekonomik për vendin tonë.
“Fshati Sealc është një nga mrekullitë e natyrës përveç zhvillim ekonomik do të jetë edhe vend turistik, ky investim ka rëndësi tjetër dhe kur ekziston vullneti arrihet çdo gjë dhe këtë e kanë arritur këta investitorë dhe këta kanë dhënë shumë për vendin dhe çlirimin e vendit do të thotë i ka bashkuar ideali”.
Veseli iu ka bërë thirrje qytetarëve në diasporë që të vinë dhe të investojnë në Kosovë sepse edhe ata mund ta zhvillojnë Kosovën dhe institucionet do t’i përkrahin sepse ata janë garanca më e ndershme e zhvillimit të vendit.