Në dy raste ndalen katër persona të dyshimtë që tentuan të hyjnë në Kosovë ilegalisht

Dy raste të kalimit të pikave kufitare në mënyrë ilegale janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Në njërin rast policia ka ndaluar dy presona të dyshimtë, shtetas të Serbisë. Në tjetrin rast tek pika Dheu i Bardhë gjithashtu policia ndaloi dy të dyshuar të cilët janë liruar në procedurë të rregullt. Njoftimi: Rruga Stublinë-Dobërqan…

Lajme

02/06/2025 10:03

Dy raste të kalimit të pikave kufitare në mënyrë ilegale janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në njërin rast policia ka ndaluar dy presona të dyshimtë, shtetas të Serbisë.

Në tjetrin rast tek pika Dheu i Bardhë gjithashtu policia ndaloi dy të dyshuar të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

Rruga Stublinë-Dobërqan 01.06.2025-11:15. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të gjykatës, të dyshuarve u janë sekuestruar dokumentet dhe me datë 02.06.2025 duhet të paraqiten në gjykatë për procedurë të mëtutjeshëm.

 

  • PKK Dheu i Bardh 01.06.2025-12:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/