Në Drenas përkohësisht mbyllen tregjet e kafshëve

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka mbyllur tregjet e kafshëve përkohësisht për shkak të vaksinimit të gjedheve nga sëmundjen gungore.

Lajme

20/07/2017 11:24

“Për shkak të vaksinimit të gjedhëve nga parandalimi i sëmundjes Gungore të lëkurës, përkohësisht mbyllen tregjet e kafshëve në Drenas. Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, pas marrjes së Vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka mbyllur përkohësisht të gjitha tregjet e kafshëve, përkohësisht ka ndaluar edhe lëvizjen e kafshëve. Ky aktivitet ka ardhur pasi që ka filluar fushata e vaksinimit të sëmundjes gungore te lëkurës. Vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes Gungore të Lëkurës (LSD) në Komunën e Drenasit ka filluar nga data 19.07.2017 dhe do të vazhdoj deri me 07.08.2017. Ne këtë njoftim gjeni edhe Vendimin e AUV-it”, thuhet në komunikatën për media./Lajmi.net/