“Ne do të duhet ta arrestojmë atë, nuk na duhet një komunist në këtë vend” – Trump e kërcënon me arrestim kandidatin për kryetar të New York, Zohran Mamdani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me arrestim kandidatin për kryetar të qytetit të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet lokale në nëntor. Deklarata e tij erdhi vetëm disa orë pas fitores së Mamdanit në zgjedhjet paraprake. Duke folur të martën në një tryezë të rrumbullakët për çështjet e…

Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar me arrestim kandidatin për kryetar të qytetit të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet lokale në nëntor. Deklarata e tij erdhi vetëm disa orë pas fitores së Mamdanit në zgjedhjet paraprake.
Duke folur të martën në një tryezë të rrumbullakët për çështjet e emigracionit, të mbajtur në një objekt të ri ndalimi në Florida, Trump përsëriti një pretendim të pabazë se Mamdani kishte hyrë ilegalisht në ShBA dhe i shprehu mbështetje kryetarit aktual të qytetit, Eric Adams, i cili po kandidon për një mandat të ri. Lajmi raportohet nga The Times of Israel ,transmeton lajmi.net.
I pyetur për planet e Mamdanit për të kundërshtuar veprimet e agjencisë për emigrim dhe dogana në Nju-Jork, Trump u përgjigj:
“Ne do të duhet ta arrestojmë atë. Nuk na duhet një komunist në këtë vend, por nëse kemi një të tillë, unë do të jem duke e vëzhguar atë me shumë kujdes në emër të kombit.”
Mamdani ka qenë kritik i bastisjeve të autoriteteve kundër emigrantëve, duke thënë më herët se:
“Po i terrorizojnë njerëzit” dhe se “agjentët që i kryejnë ato nuk kanë interesim për ta ndjekur ligjin.”
Trump gjithashtu nënvizoi ndikimin financiar federal mbi qytetin e Nju-Jorkut në rast të fitores së Mamdanit:
“Ne i dërgojmë atij para, ia dërgojmë të gjitha gjërat që i nevojiten për të drejtuar një qeveri.” Ai shtoi se Mamdani duhet “ta bëjë gjënë e duhur” ose do t’i ndërpriten fondet federale.
Presidenti amerikan përfundoi deklaratën e tij me një koment të ashpër mbi origjinën dhe bindjet politike të Mamdanit:
“Shumë njerëz po thonë se ai është këtu ilegalisht. Ne do të shikojmë në gjithçka dhe në mënyrë ideale do të dalë që ai të jetë shumë më pak se një komunist, por tani për tani ai është komunist, që s’është socialist.”./lajmi.net/