Në Ditën e Flamurit, Gërvalla kujton Rugovën: Përulemi me respekt para figurës së tij

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Ditën e Flamurit ka shprehur respekt të thellë për ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. E ndër të tjera, ajo kujton edhe fjalët e tij “liri, pavarësi, demokraci”, që sipas saj janë fjalë që mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe…

Lajme

28/11/2024 18:25

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Ditën e Flamurit ka shprehur respekt të thellë për ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

E ndër të tjera, ajo kujton edhe fjalët e tij “liri, pavarësi, demokraci”, që sipas saj janë fjalë që mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen.

“Në Ditën e Flamurit, përulemi me respekt të thellë para figurës së Presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova, një nga udhëheqësit më të shquar të kombit shqiptar.”Liri, Pavarësi, Demokraci” – këto parime madhështore, të cilat ai i mishëroi me tërë qenien e tij, mbeten të pavdekshme dhe një burim frymëzimi për të sotmen dhe të ardhmen. Republika e Kosovës, ky atdhe i shenjtë, ku të gjithë qytetarët e tij më në fund jetojnë dhe marrin frymë të lirë, nuk mund të kuptohet pa vizionin dhe trashëgiminë e tij të ndritur”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

“Në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët anembanë botës, përkujtojmë Presidentin Rugova me krenari dhe mirënjohje të përjetshme”.