Në Ditën e Evropës, Vjosa Osmani kërkon që BE-ja të heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të largojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Në shënimin e Ditës ë Evropës, Osmani tha se duhet reflektuar mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Kosovës dhe BE-së si: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. “Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të largojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.
Në shënimin e Ditës ë Evropës, Osmani tha se duhet reflektuar mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Kosovës dhe BE-së si: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
“Këto vlera kanë qenë dhe mbeten udhërrëfyes në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e përditshëm të shtetit tonë.Për popullin e Kosovës, kjo ditë përfaqëson një dëshmi të përkushtimit tonë të palëkundur, sepse ne besojmë në Evropë, pavarësisht sfidave dhe padrejtësive me të cilat përballemi gjatë këtij rrugëtimi”.
Ajo tha se në këtë ditë të shënuar, është me rëndësi që, me një zë, të kërkojmë heqjen e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Si dhe trajtimin me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë—të cilat u bënë edhe më të dukshme edhe kur Vuçiq zgjodhi ta shënojë Ditën e Evropës në Moskë, pikërisht te Putini, ai që sot po rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë.Që ëndrra e evropianëve për një Evropë të tërë, të lirë dhe të bashkuar të realizohet plotësisht, duhet të marrin fund politikat ndëshkuese ndaj popullit më pro-evropian dhe të ndalen politikat akomoduese ndaj Serbisë proputiniste”,shtoi ajo./Lajmi.net/